Skip to content

Ish-efektivi i RENEA-s, si dyqan armësh; i gjenden të tjera pajisje luftarake dhe municion në shtëpinë me qira

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Arrestimi i ish-efektivit të RENEA-, Remal Rada, shkaktoi jo pak zhurmë të martën në momentin që ai u ndalua bashkë me 28-vjecarin Elton Hidhi.

 

 

Kontrollet në banesa dhe mjetin luksoz me targa angleze me të cilin Rada lëvizte, gjeten 1 armë zjarri snajper ( i modifikuar per te gjuajtur nga 2 mije metra), 1 armë zjarri pistoletë, një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete, një sasi municioni luftarak, dy palë dylbi nate terminale dhe një dokument policie.  

 

Ndonëse duhen priten analizat shkencore të armeve të sekuestruara, ka dyshime të forta se ish-efektivi I RENEA-s dhe miku I tij mund të jenë implikuar në ngjarje kriminale.

 

Mirëpo kontrollet ndaj dy të ndaluarve kanë bërë që policia e shtetit të zbulojë dhe sekuestrojë të tjera armë.

 

Në një shtepi me qira që Remal Rada kishte në zonën e Selitës në Tiranë, janë zbuluar të tjera armë, një pistoletë, 13 pajisje të ndryshme fiksuese dhe shtrënguese si ato të armëve, municion luftarak, këllëf pistolete, 2 radio Policie, një aparaturë valësh, dy elektrikë dore, njëri prej tyre me mbishkrimin “Policia”, 4 thika, targa shqiptare dhe të huaja, jelek multifunksional me mbishkrimin “RENEA”, shënjestër optike, 15 aparate celulare dhe sende të tjera.

 

 

Renald Rada kishte disa muaj që ishte larguar nga forcat RENEA për tu larguar në Britani.

 

 

Ai kishte vetëm pak dite që ishte kthyer në Shqipëri.

 

Hetimet e metejshme pritet te nxjerrin ne drite detaje te tjera ne lidhje me te gjithe kete arsenal armesh dhe municioni qe i jane gjetur Rades dhe mikut te tij Eltin Hidhi, si dhe dyshimeve se ata ishin duke pergatitur nje vrasje.

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë