Kadastra e Durresit do të drejtohet nga një ish lojtar i njohur. Behet fjalë për lushnjarin Artur Cobani. Ai njihet si ish lojtar i njohur i Lushnjes , Dinamos dhe Kombëtares kuqezi.

 

Cobani ka qënë për pak kohe edhe deputet në legjislaturën e kaluar me PS. Së fundmi ka qënë specialist pranë Hipotekes së Tiranës. Artur Cobani zëvëndëson në këtë post Liridon Pulën, i larguar pas përplasjeve me Prokurorin Ndoja e cili ngriti disa akuza ndaj Pulës.

 

Kujtojme që problemet me pronat në Durres , janë bërë shkak që te shkrihet Kadastra e Durresit ku u shoqeruan dhe arrestuan rreth 30 punonjës. E po ashtu mendohet se edhe atentati ndaj prokurorit Ndoja mund të ketë lidhje me pronat.