E mbiquajti veten ‘Zonjë e Parë’ e Donald Trumpit, por kjo duket se nuk i ka pëlqyer aspak bashkëshortes aktuale të Presidentit amerikan, Melanias.
Gjatë një interviste për programin e mëngjesit në “ABCNews”, ish-gruaja e manjatit të pasurive të patundshme, Ivana tha se kishte linjë direkte kontakti me Shtëpinë e Bardhë, por se nuk telefononte atje pasi nuk donte të shkaktonte xhelozinë e bashkëshortes së Presidentit.
“Jam gruaja e tij e parë! Jam ‘First Lady”, ishin fjalët e saj.
Nuk ka vonuar reagimi i Melanias, e cila përmes një zëdhënësi tha se komentet e Ivanës ishin thjesht një përpjekje për të tërhequr vëmendjen për qëllime personale.Bashkëshortja e parë e Presidentit po promovon librin e saj “Raising Trump”, i cili do të dalë në treg të martën.
“Zonja Trump është e nderuar me rolin e saj si First Lady dhe synon ta përdorë titullin për të ndihmuar fëmijët, e jo për të shitur libra”, thuhej në deklaratën e lexuar nga zëdhënësi i Melanias.
Ivana u martua me miliarderin në 1977, por u divorcua në vitet ‘90 për shkak të lidhjes së Trump me Marla Maples, gruaja e tij e dytë. Ivana dhe Donald Trump kane tre fëmijë, Donald Jr, Ivanka and Eric Trump.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re