Arrestohet nga Policia e Tiranës një djalë i ri i cili ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish-të dashurën.

Denoncimi është bërë nga vajza e re e cila ka pasur një lidhje intime me 21-vjecarin, dhe pas ndarjes, ajo është ndjerë e frikësuar nga kërcënimet e tij.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh., 21 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie për jetën“.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re