Ish-kampioni botëror i shahut, rusi Garry Kasparov tha se njerëzit që mbështetën apo injoruan Vladimir Putinin, duhet të kenë turp që krijuan një përbindësh.

Kasparov tashmë është një politikan dhe një kritik i madh i zëshëm i presidentit rus dhe ky ishte qëndrimi i tij për luftën Rusi-Ukrainë.
“Çdo dollar në tregtinë me Rusinë që kur pushtoi Ukrainën në vitin 2014, çdo euro marrëveshje korruptive me miqtë e tij, e ndihmoi Putinin të ndërtonte makinën e luftës që po përdor për të masakruar civilët në Evropë sot”, – shkroi ai në Twitter pas nisjes së operacionit ushtarak të Rusisë në. Ukrainë.

“Tani ju duhet të ndihmoni Ukrainën të luftojë kundër përbindëshit që keni vetë ndihmuar të krijohet,” – shtoi ai.
“Nuk ka kthim prapa në kohë, por shpresoj se ata që e injoruan, e nënvlerësuan dhe e qetësuan Putinin për kaq shumë kohë, do të ndihen të turpëruar sot. Të paktën të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta ndaluar atë tani,” – vazhdoi ai.

Kasparov u largua nga Rusia në vitin 2014 sepse kishte frikë se mos persekutohej dhe tani banon në Kroaci.

Ai ishte shahisti më i madh nga viti 1984 deri në pensionimin e tij në 2005, duke qëndruar më shumë se dy dekada kampion bote dhe si në ndër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re