Ish-kandidati i PD për deputet, njëherazi analisti afër kreut demokrat Fitim Zekthi paralajmëron arrestimin e kryedemokratit Basha.

Një qëndrimi i tillë ka ardhur vetëm një ditë pas fletë-thirrjes së Prokurorisë për Lulzim Bashën, duke e marrë të pandehur për lobimin në SHBA me para ruse, bazuar në dokumentet që FBI ka sjellë në Tiranë.

Sipas analisti të Bashës, ky arrestim që do ishte një zgjidhje për Ramën, do ndodhë herët a vonë.

I cili e lidh këtë me krizën politike në të cilën ndodhet vendi dhe parashikon se arrestimi i Bashës do ndodhë me kalimin e ditëve kur gjendjaq të bëhet më e rëndë dhe kur nevoja e Ramës, për të konsoliduar pushtetin e ri me opozitë të sajuar siç e cilëson ai, të bëhet “lebetitëse”.

Komenti i plotë i Zekthit:

Arrestimi i Bashes do te ishte nje zgjidhje per Ramen, heret apo vone ai do te shkoje drejt ketij akti

Ne krizen e plote ne te cilen eshte Rama dhe qeveria te cilet ose duhet te shkojne ne zgjedhje te vetem dhe me pas te nisin te konsolidojne regjimin nje partiak me parti opozitare te krijuara nga ai vete ose duhet te terhiqet dhe te humbe pushtetin me siguri qe ai do te zgjedhe te paren. Ai ne fakt ka hyre ne ate rrug.

Menyra se si fitoi pushtetin, marreveshjet qe beri, menyra se si thirri ne ekip njerez te botes se trafikut te droges, menyra se si po qeveris ekonomine kombetare, menyra se si trajton prokurorine dhe menyra se si mbron tahirin, Dakon, menyra se si mban pushtetin duike krijuar nje mekanizem gjigand elektoral ku kuti votimi pas kutie votime kontrollhet procesi me njerez te botes se trafikut dhe te qeverise duke blere mjaftueshem vota tregojne se ai nuk kthehet me pas nga ajo rruge.

Ne kete pike thirrja i pandehur i kryetarit te opozites eshte nje gje e vogel. Ne kete pike po mendohet te pakten arresti shtepiak per Bashen.

Me siguri kete do te beje me kalimin e diteve kur gjendja te behet me rende dhe kur nevoja per te konsoliduar pushtetin e ri me opozite te sajuar perballe proetstave te opozites do te behet lebetitese.

Ne fakt Lopez ne Venezuele ehste ne arrst shtepiak, Aung Siu Kii ne Burma ka qerne per shume vite ne arrest shtepie etj…

Me te vertete arrestimni i Bashes do te ishte nje zgjidhje…

Ne kete pike veprimet nuk i ben me Rama eshte thjesht rruga qe te con tek ato.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re