Pas ish-kreut t FBI-së edhe ish-kandidati i Partisë Republikane për Presidenti ka publikuar një libër që e dërrmon Donald Trump-in.

Bëhet fjalë për McCain, senatorin e njohur dhe kreun e komisionit të Kongresit për Ushtrinë.

McCain, një ish-veteran i Luftës së Vietnamit i cili është poshtëruar nga Trump që e ka cilësuar një “dështak”, nuk rresht të demaskojë kundërshtarin

Sipas tij, Trump është njësoj si Putin: “injoron të drejtat e njeriut dhe nënçmimon refugjatët”.

“Presidenti amerikan nuk i përket botës së lirë pasi ka guximin të përgëzojë fitoren në zgjedhjet e manipuluara siç bëri me Putinin”, tha McCain, për Reuters në një ceremoni ku promovoi librin e tij.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re