Një ish-kardinal i kishës katolike të SHBA-së është akuzuar për sulm seksual ndaj një djali adoleshent në vitin 1974.

Të dhënat e gjykatës të marra të mërkurën nga mediat tregojnë se Theodore McCarrick u akuzua për sulm të pahijshëm ndaj një djali 16-vjeçar në Massachusetts gjatë një martese në Kolegjin Wellesley. McCarrick jetonte në New York në atë kohë, kështu që statuti i vjetrimit të lëndës që ka skaduar prej kohësh në Massachusetts nuk zbatohet në këtë rast.

Besohet se McCarrick është anëtari i rangut më të lartë të kishës i akuzuar ndonjëherë në SHBA për një krim seksual.

McCarrick, 91-vjeç, kishte një histori të gjatë, të diskutueshme në Kishë. Ai ishte peshkop i një kishe në New Jersey në vitet 1980, më pas kryepeshkop i Newark të New Jersey nga 1987 deri në 2000 dhe më pas u gradua në krye të Kryepeshkopatës së Washington D.C.

Megjithëse ai ishte një nga anëtarët më të fuqishëm të klerit amerikan, ai ndiqej nga akuzat se kishte abuzuar seksualisht me nxënësit e rritur dhe të mitur të shkollës katolike për vite me radhë në New Jersey.

Peshkopët e tjerë i dërguan letra Papës Gjon Pali II duke mbrojtur McCarrick, gjë që i hapi rrugën ngritjes së tij në Washington D.C. Por një raport i Vatikanit vitin e kaluar thekson se disa nga ata peshkopë kanë gënjyer për atë që kanë ditur lidhur me akuzat rreth abuzimit seksual.

McCarrick u hoq nga ministria në vitin 2018, kurse një vit më vonë u largua.

Paditë nga burrat në New York dhe New Jersey të cilët pretendojnë se McCarrick kishte abuzuar me ta kryesisht nuk shkuan askund, sepse lënda ishte vjetruar.

Boston Globe, i cili fitoi Çmimin Pulitzer për zbulimin e madh të historisë së abuzimit të Kishës Katolike në SHBA në 2003, ka raportuar se McCarrick tani jeton në një shtëpi për priftërinjtë problematik në Misuri dhe se ai do të përballet me akuzat në New York në shtator.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re