Ish-këshilltari i Ilir Metës dhe ish-deputeti i LSI-së, Ralf Gjoni është thirrur në Prokurorinë e Posaçme.

Ralf Gjoni ka hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm (22 prill).

Ende nuk dihet arsyeja pse ish-këshilltari i Metës është thirrur në SPAK, ndërsa ka mbërritur i vetëm në godinën e organit të hetimit.

Ralf Gjoni në zgjedhjet e 2009 u bë zëdhënësi i fushatës së LSI-së që në atë kohë drejtohej nga Ilir Meta.

Ai që nga viti 2012 ka qenë anëtar i strukturave drejtuese të LSI-ë, ndërkohë ka mbajtur dhe postin se Sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë në këtë forcë politike.

Gjithashtu, Ralf Gjoni ka qenë këshilltari i Ilir Metës, kur ky i fundit ka mbajtur postin e Ministrit të Jashtëm, kryetarit të Kuvendit dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Ai mori mandatin e deputetit në mars 2021, pas djegies së mandateve nga opozita.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re