Skip to content

Ish-këshilltari i Trump zbulon prapaskenat në mbledhjen e NATO-s: Shqipëria, ishte e vetmja që…

Në librin e tij “Dhoma ku ndodhi gjithçka” (“The Room Where It Happened”), ish-këshilltari i Presidentit amerikan Donald Trump, për sigurinë kombëtare, John Bolton, ka përmendur edhe Shqipërinë.

Teksa zbulon prapaskenat e Samitit të NATO-së në vitin 2018, Bolton zbulon se Shqipëria ishte i vetmi vend që votoi pro tregitisë mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës.

Në këtë pjesë të librit bëhet fjalë për një debat mes Donald Trump dhe liderëve të Europës, ku presidenti amerikan i ankohet kancelares gjermane Angela Merkel se Gjermania kishte paguar vetëm 1.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, dhe se nëse vazhdohej kështu kjo shifër do të arrinte 1.5% në vitin 2025.

Ky indinjim i Trump vinte pasi këto nuk ishin vende që vuanin nga ekonomia. Siç shkruhet në librin e Bolton, Trump nuk ra dakord me liderët europianë edhe për tema të tjera, si emigracioni apo mungesa e kontrollit të kufijve të BE.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë që të vazhdojnë të mbrojnë Europën, tha ai, e më pas kaloi në përplasjen e zgjatur tregtare SHBA-BE, që sipas Trump duhet të trajtohet bashkë me çështjen e NATO-s. Shqipëria, ishte i vetmi vend që kishte adresuar këto probleme në darkën e mëparshme, ndërsa të tjerë nuk e kishin diskutuar më,” shkruhet në një pjesë të librit të Bolton.

Më pas përmendet edhe Shqipëria, si i vetmi vend që ishte pro për tregëtinë mes SHBA dhe BE-së.

“Ai kishte respekt të madh për kancelaren Merkel, duke risjellë ndërmend faktin se babai i tij ishte gjerman, dhe e ëma skoceze. Por u ankua se Gjermania, kishte paguar vetëm 1.2 përqind të PBB-së, dhe parashikohej se do të arrinte shifrën e 1.5 përqind në vitin 2025. Ndërsa vetëm pesë nga antarët e NATO-s aktualisht paguanin 2 përqind. Nëse vendet nuk do të ishin të pasura, Trump tha se do ta kuptonte mungesën e investimeve, por këto vende nuk kanë probleme të tilla.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë që të vazhdojnë të mbrojnë Europën, tha ai, e më pas kaloi në përplasjen e zgjatur tregtare SHBA-BE, që sipas Trump duhet të trajtohet bashkë me çështjen e NATO-s. Shqipëria, ishte i vetmi vend që kishte adresuar këto probleme në darkën e mëparshme, ndërsa të tjerë nuk e kishin diskutuar më. Të gjitha këto diskutime na lanë në pozitën, në të cilën kemi qenë për katër vjet. Trump nuk u pajtua me evropianët për disa gjëra, si emigracioni dhe mungesa e kontrollit të BE-së mbi kufijtë e saj. Trump tha përsëri se ai kishte respekt të madh për NATO-n dhe për Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg,”-shkruhet në libër.

 

 

 

/shqip