Ish-këshilltarja e Berishës Suzana Guxholli deklaron se kreu i PD, Lulzim Basha duhet të thyejë heshtjen sa i takon qëndrimit të tij pasi ambasadorja amerikane ka kërkuar që ish-kryeministri dhe ish-lideri historik i PD të mos futet në Parlament, i shpallur ‘non grata’ nga DASH këtë verë.

Duke folur në ABC, Guxholli thotë se nuk është qëndrim i lehtë, por ky qëndrim vë pikëpyetjen para të gjithëve.

“Basha duhet të japë qëndrimin e tij, kuptohet që nuk është e lehtë. Për momentin është e pamundur që një lider të fshihet me një goditje, pavarësisht se vjen nga SHBA. Duke qenë se këtu ka një pikëpyetje se ka qenë po ky shtet që kryeministrin e asaj kohe e ka ngritur në qiell.

Ky qëndrim vë pikëpyetjen para të gjithëve. Duhen argumente që ta rrëzosh si figurë sepse ka mbështetje. Basha duhet të shprehet dhe të japë qëndrimin e tij dhe jo të heshtë që të gjithë të jenë të qartë,” deklaroi Guxholli.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re