Ish- komandant i Njësisë Speciale të UÇK-së Bekim Shyti, kreu një ndërhyrje për të hequr nga trupi disa copa të një granate që e lëndoi gjatë luftimeve për çlirimin e Kosovës nga forcat serbe. Shyti mbante në trup prej 23 vitesh disa fragmente të një granate.

Nena takon te birin pas nderhyrjes per te hequr copat e granates

Shyti u plagos mbi gjashtë herë gjatë luftës në Kosovë, ndërsa si komandant i Njësisë Speciale në Zonën Operative të Shalës, ka qenë në ballë të çdo beteje.

Ferid Berisha (Komandant Shkupi) publikoi këto pamje, teksa uroi Bekim Shytin për shërim sa më të shpejtë.


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re