Ish-komandat i forcave special të ushtrisë gjeneral, Dritan Demiraj tha se objektivi i Rusisë nuk është Ukraina, por janë vendet Balltike.

I ftuar nw emisionin Opinion, Demiraj tha se shërbimet inteligjente kanë informacione mbi çfarë po ndodh dhe se nëse perëndimi nuk ndërhyn, republikat e Balltikut rrezikohen.

“Kjo mbetet për t’u parë, koha do vërtetojë nëse jam gabim. Unë gjykoj që objektivi i radhës nëse perëndimi do tolerojë këtë invazion do të jenë republikat Balltike.

Kemi që nga viti 2004, sulme kibernetike, sulme të gjeneratës së 4, financime të partive, vendosjen e partive të dyta, marrjen e disa bashkive kryesore. Veprimtari shumë aktive të shërbimeve sekrete, që do të thotë se objektivi i radhës janë vendet Balltike e për këtë edhe shërbimet sekrete po marrin të gjitha masat. Në këtë kontekst është dhe deklarata e sotme e Biden, për asnjë milimetër tokë.  Asnjëherë nuk ka qenë objektivi i Rusisë, as Ukraina, as Sllovakia dhe as Polonia”, tha Demiraj.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re