Mësohet profili i një prej dy personave të shumëkërkuar, të cilët detyruan forcat RENEA ti mbanin të rrethuar për orë të tëra në Orosh të Pukës, derisa u vetëdorëzuan.
Hamza Uka, që emrin e vërtetë e ka Erzen, ka qenë komando në Afganistan dhe prej nga aty, u kthye i radikalizuar dhe është dënuar me tre vite burg në vitin 2019.
Madje, ai në sallën e gjyqit kërcënoi gjyqtarin dhe prokurorin e Krimeve të Rënda Eugen Beçi.
Uka është ndër personat më të vëzhguar nga antiterrori për problemet që ka paraqitur për lidhjet dhe mënyrën si funksiononte.
Julian Cumraku dhe Hamza Uka, me prirje radikale, u ngujuan në një banesë në zonën e fshatit Orosh, njësia administrative Qafë Mali, zonë mjaft e thellë, nuk ka as valë telefoni.
Ka qenë policia e Shkodrës dhe Komisariati i Pukës që janë vënë në dijeni dhe pastaj RENEA.
Për mbi gjashtë orë kanë negociuar forcat RENEA, por nuk kanë bindur dot për vetë dorëzim dhe të mos qëllohej. Vëllai i Cumrakut ka negociuar dhe e ka bindur të vete dorëozhet.
Kanë negociuar edhe familjarë të Hamza Uka, i cili njihet edhe me emra të tjerë.
Në këto momente është konfimuar nga RENEA se po ushtrohet kontroll me qen anti-eksploziv dhe anti-minë.
Julian Cumraku dhe Hamza Uka pritet të shoqërohen në Tiranë, ku do të merren në pyetje, për të shpjeguar pse ishin të armatosur.



