Skip to content

Ish krahu i djathtë i Albin Kurtit emërohet Drejtor i Portit të Durrësit

Dy muaj pas dorëheqjes nga posti i ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Qeverinë Kurti 2, Liburn Aliu, një prej figurave kryesore të Lëvizjes Vetëvendosjes, është emëruar drejtor i Portit të Durrësit.

Aliu dha dorëheqjen nga posti që mbante pak pasi Vetëvendosje votoi në krye të Kuvendit të Kosovës Dimal Bashën.

Ndërkohë, dy muaj pas këtij vendimi, kryetari i kësaj partie, Albin Kurti propozoi pikërisht Bashën për ministër të  dikasterit që më parë udhëhiqej nga Aliu.

Liburn Aliu, një ndër themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe një prej njerëzve më të afërt të Kurtit, nuk mori pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare, të mbajtura më 9 shkurt.