Donald Trump është sulmuar ashpër pas performancës së tij për armët në Konventën e National Rifle Asocations.

Ish-Presidenti i Francës, Francoise Holande dhe ish-kryeministri Manuel Valls, kanë vlerësuar negativisht panoramën që presidenti i SHBA dha për masakrën që ndodhi në vitin 2015 në Paris, në Teatrin Bataclan.

Sipas Trump, nëse artëdashësit do të kishin shkuar në koncert me kobure me vete, ata nuk do të vriteshin të gjithë.

“Fjalë të tuprshme, gjeste të llahtarshme”, ka shkruar në rrjetet sociale ish-presidenti francez Francoise Hollande.

Kurse kryeministri francez, në kohën kur u kryen atentatet terroriste, Manuel Valls shkroi në twitter: “I padenjë dhe i paaftë, ç’të them më shumë?”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re