Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë deklaratat e Berishës se takimi me Lefter Kokën dhe Indrit Doklen, ish kreun e bandës së Durrësit e bëri të heqë dorë nga kandidimi në këtë qark ku do të ishte përballë Bashës.

Në fjalën e tij para medieve pas takimit me drejtuesit vendorë të Vlorës, Rama tha: “Unë kam kohë që nuk e di çfarë thotë paraardhësi im, për moshën që ka duhet lënë në vetminë e tij. I gëzoftë nipat e mbesat. Shqipërisë nuk ka çfarë iu jep më. Unë personalisht nuk e di çfarë ka thënë, dhe as më interson. Është një person që duhet injoruar plotësisht.”

Kujtojmë se ditën e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë”, Berisha tha: “Po bën atë që po përpiqet të grabisi mandate me Kushtetutë. Këto janë zgjedhje anti-demokratike, anti-Kushtetuese. Kjo do thotë se një votues për partinë e parë, ka fuqinë e katër votuesve për partinë e dytë dhe këto zgjedhje nuk janë. Në të gjitha poll-et që bëhen sot, Rama del i fundosur.

Iku nga Durrësi për në Vlorë, se mori vesh se do shkonte Basha.  Thuhet se bëri një takim me Lefter Kokën dhe Indrit Doklen dhe nuk ia morën përsipër, jo i thanë, je i pashpresë. Edhe ai sot po kthehet në Vlorë. Po mohon që është nga Mbreshtani, thotë jam nga Vunoi”. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re