Ish- kreu i bandës së Vlorës, Zani Caushi kërkon liri me kusht edhe pse është dënuar me burgim të përjetshëm për një seri vrasjesh.

Caush kërkon të lërë qelinë pasi thotë se është rehabilituar. Ai gjithashtu ka deklaruar se do të punësohet nëse del nga burgu.

“Jam rehabilituar, kam fëmijë të mitur. Jam rehabilituar pasi 3 të 4-tën e dënimit i kam shlyer në qeli. Më pranoni kërkesën time për t’u liruar me kusht parakohe. Do të punësohem nëse më lirojnë“, ka thënë ai.

Zani Çaushi, i cili aktualisht vuan dënimin në burgun e Drenovës në Korçë, do të ketë shansin që më 17 korrik të paraqesë provat për lirinë me kusht.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re