Taulant Balla ka konfirmuar këtë të martë një lëvizje të fundit politike ne bashkinë e Peqinit në favor të Partise Socialiste, raporton Vizion Plus.

Saimir Hasalla ish kryetar i bashkisë së Peqinit do të kandidojë për deputet nën siglen e PS në qarkun e Elbasanit.

Ishte vetë Balla që bëri prezantimin e Hasallës në Peqin si kandidat për deputet i PS në këtë qytet.

Ai  gezon mbështetjen edhe të Aqif Rakipit, personazh me shumë ndikim në Peqin dhe jo vetëm vecanërisht në komunitetin çam,  teksa ka qënë edhe deputet.

Gara në Peqin do të jetë shumë e fortë këtë herë pasi në radhën e PD është rikthyer të kandidojë Dash Sula, një emër edhe ky me shumë ndikim tek demokratet peqinas.

Ndërkohë për LSI do të kandidojë Ermir Gjinishi, ish këshilltar I Ramës dhe teolog I njohur.