SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim dy prej figurave më të njohura që ka pasur Gjykata kushtetuese në vendin tonë, ish-kryetarin e saj Bashkim Dedja dhe anëtarin Fatos Lulo, të rrëzuar nga Vetingu.
Bashkim Dedja, ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese dhe Fatos Lulo anëtar i saj, janë vënë nën hetim nga ana e SPAK për fshehje të të ardhurave si dhe deklarim të rremë të pasurisë, ndërsa më herët është vendosur sekuestro dhe ndaj disa pronave të tyre. (Lexo edhe ketu lajmin)
Në njoftimin zyrtar të SPAK thuhet se ndaj Lulos dhe Dedjas janë ngritur akuzat për ”refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasirve, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë, pse i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, e kryer në formën e deklarimit të rremë.
Bashkim Dedja u shkarkua nga shkalla e dytë e Vetingut, pasi vendimi i KPK-së ndaj tij ishte apeluar nga Komisioneri Publik me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Gjetjet e KPA-së kishin të bënin pikërisht me faktin se Dedja nuk e justifikonte dot pasurinë e tij.
Ndërkohë që gjyqtari Fatos Lulo, ishte i pari mes kolegëve të tij që u përball me procesin e Vetingut, dhe u shkarkua po ashtu për shkak të mosjustifikimit të pasurisë së tij. Shkarkimi i Lulos u bë në vitin 2018, dhe ishte i pari në radhët e gjyqtarëve të Kushtetueses.
(E.K/Faxweb.al)
…
/faxweb