Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi i është përgjigjur të gjithë atyre që pretendojnë se kritikët e Bashës, po i shërbejnë Ramës.

Në një postim në rrjetet sociale, Elezi shkruan se teorikisht kritika kur eshte me baza dhe argumenta i sherben gjithmone ceshtjes, ne rastin konkret te thuash Bashes apo Rames e kalon problemin nga diskutimi mbi ceshtjet te individi, e trasheguar kjo kryesisht nga sistemi komunist.

 

Ndërsa kërkon që të bëhet analiza e partisë dhe të zhvillohen zgjedhje të vërteta brenda PD-së, Elezi i drejton edhe një mesazh ish-kryeministrit dhe liderit historik të PD-së, Sali Berisha.

 

Postimi i plotë:

Kritiket e Bashes po i sherbejne Rames !!!

“Argumenti” i vetem i mbetur.

Teorikisht kritika kur eshte me baza dhe argumenta i sherben gjithmone ceshtjes, ne rastin konkret te thuash Bashes apo Rames e kalon problemin nga diskutimi mbi ceshtjet te individi, e trasheguar kjo kryesisht nga sistemi komunist.

Po pse nuk merreni me thelbin e kritikave dhe nese keni argumenta rrezojini ose permirsojeni, a e kuptoni se po beheni me qesharak se ne kohen e partise punes, kur dikush thoshte “s’ka buke” i kthenin pergjigjen “armik i partise” dhe e rrasnin brenda per agjitacion e propogande.

Po as ne standartet e PPSH nuk ngriheni dot mor te mbaruar, ata te pakten e thonin: “kritika me baza te shendosha e forcon Partine”

Partia eshte grupim vullnetesh, rrymash dhe jo largimesh, po pse duke larguar njerez kujtoni se do fitoni besimin ne elektorat.
E kuptoni se elektorati s’ka nevoj ti tregoni se kush eshte RAMA, se e dha pergjigjen ne 30 qershor. (15%)
Elektorati kerkon ti fitosh besimin se je i zoti, minimalisht te besh dicka me mire se keta.

Po si s’ju vjen turp, per ket formim medioker apo servilizem bajat.

Po a e dine se nje ekip futbolli i kategorise se dyte apo trete pas ndeshjes ben analize, si-qysh-tek, e jo me nje Parti Politike per aksione politike te deshtuara apo rezultatete katastrofike.

Shatori do jete muaj i rendesishem, antaret duhet te shprehin vullnetin per analize me debat dhe zgjedhje te reja ne PD, a kandidon Basha, patjeter duhet dhe te provoje gare te vertete dhe jo me Selamat e Soros per fasade.

Do jene zgjedhje kur per se pari here do kete kandidat te djathte me pikpamje te djathta, gje qe i mungon dhe PD dhe skenes politike.

Aty do shohim se sa i vlen lekura secilit, perballe votes se antaresise. Sorosjanet, Ish-sigrimsat, sherbetoret e komunizmit kane nje pike te dobet, debatin publik, ne driten e diellit, se ata kane filozofine e krimbit.

PS: Bujar Nishani, S.Berisha dhe antaret e kryesise kane detyrim statutuor dhe moral te hapin procesin e analizes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re