Xhejms Kleper, ish kreu i shërbimit amerikan të inteligjencës (DNI), ka dhënë alarmin për sa i përket situatës aktuale me Korenë e Veriut duke akuzuar presidentin amerikan, Trump se po rrezikon një luftë botërore.
Në një intervistë për CNN ai u shpreh i shqetësuar për shpërthimin e një lufte botërore dhe kritikoi sjelljen e presidentit amerikan Donald Trump, i cili sipas tij rrezikon të provokojë një reagim nga ana e regjimit të Kim Jong Un.
Disa ditë më parë Trump nuk përjashtoi idenë e një konflikti me Penianin duke deklaruar se Shtete e Bashkuara të Amerikës janë gati të përgjigjen ndaj kërcënimeve të Koresë së Veriut, Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin më gati se sa e mendojnë njerëzit./tn/
Kohët e fundit dhe CIA kishte paralajmëruar për çështjen koreanoveriore duke thënë se regjimi i Kim Jong-un është në gjendje të godasë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një raketë balistike brenda pak muajsh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re