Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë. Ish-kryebashkiaku i akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “shpërdorim të detyrës” i ka bërë rekurs vendimi të Apëlit që nuk zëvendësoi masën “arrest në burg” ndaj tij, në një masë më të butë.

 

Dosja në ngarkim të Allës dhe 11 të dyshuarve të tjerë ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe në seancën e radhës SPAK do të relatojë konkluzionet përfundimtare.

Lefter Alla akuzohet p ër shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Ish-kryebashkiaku i Bulqizës u arrestua më 15 mars 2023 bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre mbi dyshimet e abuzimit në një tender me vlerë 3 milionë euro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re