Ish-kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe, është paraqitur ditën e sotme (10 prill) në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Kujtojmë se Tushe përfundoi dënimin pak kohë më parë për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Në korrik të vitit 2021, me urdhër të SPAK, Tushe u vu në pranga, i akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me një tender të Bashkisë së Lushnjes. Dënimi ndaj tij ishte me 2 vite e 4 muaj burg.

Ish-kryebashkiaku u lirua në janar të 2023, por më pas iu rikthye burgut edhe për një tjetër vit në mars të 2023, pasi  Apeli i GJKKO e shpalli fajtor për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

“Më datë 02.03.2023, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë ekzekutuar vendimin e datës 01.03.2023, të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, e cila ka vendosur se shtetasi Fatos Tushe, 55 vjeç (ish-kryetar i bashkisë Lushnjë) duhet të kthehet në IEVP, për të vuajtur 1 vit burgim, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim. Shtetasi Fatos Tushe do t`i dorëzohet IEVP Fier, me qëllim vuajtjen e dënimit”, u tha në njoftim.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re