Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano është shtruar sërish në spital. Lideri historik i PS-së prej disa ditësh ndodhet në një spital në Tiranë.

Shkak për shtrimin e Nanos është bërë thyerja e këmbës. Ende nuk dihet si paraqitet shëndeti i 71-vjeçarit, por ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri është shtruar në spital.

Një vit më parë Nano, pasi një komplikacioni me mushkritë ka qëndruar për disa javë i shtruar në spital, ku dhe për pak kohë ka qenë në intubim për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re