Një gjykatë franceze ka dènuar të hënën ish-kryeministrin francez, Francois Fillon me pesë vjet bùrgim, tri prej të cilave të pezulluara, për përvetësim të fondeve publike, skandal që i pati pamundësuar garën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.

Kjo gjykatë ka shpallur fajtore edhe gruan e Fillonit, Penelope, për pjesëmarrjen e saj në máshtrim, nga cili ka përfituar rreth 1 milion euro për punën e saj minimale si asistente parlamentare e burrit të saj, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters. Ajo është dènuar me tri vjet bùrgim të pezulluar.

Gjyqtarja Nathalie Garavironi, ka thënë se Fillon, 66-vjeçar ka shfrytëzuar fondet publike për të paguar gruan e tij në mënyrë disproporcionale me punën e bërë.

“Zonja Fillon është punësuar në një pozitë pa angazhim”, ka thënë Gararino. Çifti Fillon do të apelojë vendimin, ka thënë avokati, Antonin Levy. Kjo i bie që ata nuk do të shkojnë në bùrg përpara se Gjykata e Apelit të marrë vendim

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re