Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, është vënë përsëri nën hetim.
Akuza është korrupsion i akteve gjyqësore të procesit të mëparshëm ‘Ruby’ .
Sipas akuzës, Silvio Berlusconi ka paguar për dëshmi falso, Danilo Marianin, pianistin e festave ‘hot’ të organizuara nën shoqërinë e shumë vajzave në rezidencën Arcore të ish- Kryeministrit.
Po sipas akuzës, Silvio Berlusconi ka paguar pianistin me 3000 euro në muaj për të mos thënë të vërtetën gjatë marrjes në pyetje për procesin e mëparshëm ‘Roby’.
Ky proces hetimor është transferuar nga Milano në Siena për kompetencë territoriale, pasi pikërisht në këtë qytet supozohet të jetë kryer akti i akuzës.
Procedura e procesit të ri hetimor ndaj ish-kryeministrit Berlusconi do të nisë më 1 shkurt 2018.
Nën gjykim është vënë dhe pianisti i festave në Arcore, Danilo Mariani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re