Gjermania po përgatitet për luftë me Rusinë, deklaroi në një postim në Telegram nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev.

Deklarata e Medvedev erdhi pas publikimit në Rusi të pjesëve audio nga një takim i oficerëve të lartë ushtarakë gjermanë. Berlini ka pranuar se rusët përgjuan audion e një takimi ushtarak ku oficerët gjermanë të Luftwaffe diskutuan furnizimin e raketave me rreze të gjatë Taurus në Ukrainë dhe objektivave të mundshëm.

Biseda u postua në rrjetet sociale nga kanali shtetëror rus RT. Gjermania ka njoftuar se është duke hetuar këtë çështje.

“Përpjekjet për të paraqitur bisedën e oficerëve të Bundeswehr-it si një “lojë raketash dhe tankesh” janë një gënjeshtër keqdashëse. Askush nuk e di nëse lidershipi politik dhe kancelari personalisht e dinë. Por edhe nëse nuk e dinë dhe nuk e kanë urdhëruar, historia njeh shumë shembuj kur ushtria është në gjendje të marrë vendime për liderët politikë për fillimin e luftërave ose nxitjen e tyre”, shkruan Medvedev.

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tha dje se Rusia po zhvillon një “luftë informacioni” që synon të shkaktojë përçarje brenda Gjermanisë. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re