Ish-kryeministrja daneze Helle Thorning-Schmidt tha se ka qenë e ngacmuar në të kaluarën nga ish-presidenti francez Valery Giscard d’Estaing, i cili vdiq vitin e kaluar.
Sipas France 24, Schmidt ka thënë se ngacmimi kishte ndodhur në një darkë në Ambasadën e Francës në Kopenhagë në vitet 2002-2003.
Duke treguar rastin për shtypin, Schmidt deklaroi se ish-udhëheqësi francez Giscard d’Estaing e ngacmoi atë gjatë një darke, me çka ajo kishte ndërruar vendin.
“Sot kjo konsiderohet ngacmim, por nuk ishte kështu atëherë. Ishte një kohë tjetër, e pashë të papërshtatshme dhe më zemëroi shumë”, tha Schmidt.
Giscard d’Estaing, i cili më parë ishte akuzuar për ngacmim nga një gazetare gjermane, vdiq në vitin 2020.
