Ditë më parë, shefi i Komisariatit të Patosit Flamur Veliu u arrestua nga kolegë të tij për shkak se përplasi disa makina.

Gjykata e Fierit e ka lënë në arrest shtëpie, me pretendimin se ai ka qenë i dehur, por Veliu thotë se ai nuk ka lidhje me alkoolin, porse është me probleme shëndetësore.

Interesant në një prononcim të tij për mediat, është fakti se ai përbetohet për ndershmëri dhe akuzon të tjerë si ai se kanë vënë miliona.

“Nuk kam qene i dehur. Testi i alkoolit është bërë disa orë pas ngjarjes. Jam lënë i lire pas fërkimit të mjeteve më pas jam shoqëruar në komisariat ku më është bërë testi i alkoolit, në shkelje ligjore.

Jam oficer karriere i shkolluar. Kam dy shkolla të larta që nuk kam marrë asnjë masë disiplinore. Nuk e kuptoj cili është shkaku që ne ndëshkohemi, sa më korrekt të jesh në detyrë aq më shumë e pësoke. Unë nuk kam asnjë lloj lidhje me alkoolin. Kam probleme shëndetësore por alkooli është i papranueshëm. 

Do t’i sugjeroja Shërbimit të Brendshëm të merret më shumë me korrupsionin e njerëzve që kanë vënë pasuri. Unë kam qenë dy herë shef komisariati dhe po të vish në shtëpinë time, kam vetëm 70 metra katrorë në një pallat të vjetër. Ndërkohë që ata që kanë qenë në vendin tim sot kanë vila, biznese, gjithçka”, shprehet ish-kryepolici i Patosit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re