Ish-drejtuesi i prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha është vënë nën akuzë për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë.

 

Fusha është marrë i pandehur nga prokuroria e Durrësit pasi dyshohet se ka kryer veprime fiktive në lidhje me dhënien me qira të disa objekteve në pronësi të tij, nga të cilat ka rezultuar se qiramarrësit nuk kanë pasur mjaftueshëm të ardhura për të paguar qiratë.

 

Po ashtu, fusha nuk ka deklaruar as shpenzimet e mëdha të kryera në lojërat e fatit gjatë viteve 2010 deri në 2016.

 

Hetimet ndaj ish-kreut të organit të akuzës në Tiranë po kryhen nga prokuroria e Durrësit.

 

Petrit Fusha dha dorëheqjen para se t’i nënshtrohej vettingut, ndërsa padia ndaj tij u bë nga komisioni i pavarur i kualifikimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re