Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka rrëzuar akuzën për shpifje ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji dhe ish-deputetit Myslim Murrizi, të cilët akuzoheshin nga Fredi Kokoneshi, ish-kryetar i Bashkisë së Divjakës.

GJKKO bën me dije se ka pushuar çështjen pasi ndjekja penale është ushtruar në tejkalim të afatit të parashkrimit.

NJOFTIM:

I dëmtuari akuzues Fredi Konkoneshi, më datë 04.04.2024 ka paraqitur pranë kësaj Gjykate kërkesën për gjykimin e ҫështjes penale me objekt: “Fillimin e procedimit penal ndaj Partisë Demokratike, për z. Myslim Murrizi, z. Ervin Salianji, deklarimin fajtor për kryerjen e veprës penale të “Shpifjes”, parashikuar nga neni 120 i K.Penal”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, bazuar në nenet 112, 328 pika 1, shkronja ç) dhe f) dhe 59 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenet 66, shkronja dh) dhe 120 të Kodit Penal, me vendimin nr.50, datë 10.09.2024 vendosi:
Pushimin e çështjes penale me nr. 70, datë regjistrimi 04.04.2024, me palë:

I dëmtuar akuzues: Shtetasi Fredi Kokoneshi;

Të akuzuar: Shtetasi Myslym Murizi dhe shtetasi Ervin Salianji;

Akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpifja”, parashikuar nga neni 120 i Kodit Penal, pasi ndjekja penale është ushtruar në tejkalim të afatit të parashkrimit, sipas parashikimeve të nenit 66, shkronja dh) të Kodit Penal, dhe për këtë shkak, në referim te nenit 328, pika 1, shkronja f) të K.Pr.Penale, nuk mund të vazhdojë.

Shpenzimet gjyqësore mbeten siç janë bërë.
Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për

Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Tiranë, më datë 10.09.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re