Ish-kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar  Zeqaj është paraqitur mesditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Arsyet se pse Zeqaj është thirrur në SPAK, ende nuk janë bërë të ditura.

Kujtojmë që emri i tij doli në dosjen e SPAK që po heton Arben Ahmetajt për aferën e inceneratorëve.

Në deklaratën e atëhershme, Zeqaj shprehej se nuk ka firmosuar asnjë tender, ndërsa sa i përket mesazheve të tij me Arben Ahmetajn, ku ky fundit i kërkonte të takohej me Mirel Mërtirin, ish-kryebashkiaku e mohoi.

Baftjar Zeqaj eshte pyetur nga gazetaret disa muaj me pare per perfshirjen e tij ne ceshtjen e inceneratorit te Fierit, por ai eshte shprehur se ‘Ahmetajn se kishte mik, madje s’ka pire as kafe me te”.

Në një mesazh të datës 13 shtator 2012, Arben Ahmetaj i kërkonte Baftjar Zeqos, asokohe kryetar i Bashkisë së Fierit një takim me të dhe me Mirel Mërtirin.

“I dashur, dua të ulemi këto ditë për kafe unë, ti dhe Klod Mërtiri,” citohet njëri prej mesazheve në dokumentet e Prokurorisë. Në 15 shtator, Arben Ahmetaj e ka përsëritur kërkesën për takim me Baftjar Zeqon dhe ka marrë një “OK” prej tij.

Deklarata e Baftjar Zeqajt per ceshtjen e inceneratoreve

 Baftjar Zeqaj: “As nuk kam pirë kafe dhe as nuk kam shkëmbyer ndonjë kështu.. Nuk kam firmosur asnjë tender, absolutisht. Inceneratori i përket mbas viteve 2015, e kam dëgjuar nga njerëzit e komunës që nuk e donin aty. Momenti i dytë që po e heton SPAK, kaq di unë për grupin hetimor

Jo pra asnjëherë nuk kam komunikuar me Ahmetaj, as nuk kam pirë kafe. Nuk ka qenë shoku im, shok partie.

Nuk mbaj mend, nëse do e mbaja mend do e kisha thënë. Ahmetaj më ka nis një mesazh që do takohesh me Mërtirin, nuk e kam njohur as si fytyrë. Në celularin e Ahmetaj është gjetur një mesazh që me thotë për të takuar këtë person, unë nuk e mbaj mend a e kam takuar.

Jam i shqetësuar se emri shpërdorohet, SPAK është korrekt. Celulari i tij është në duart e SPAK.

Po patjetër do them që nuk e mbaj mend a e kam takuar.

Inceneratori i Fierit është proces hetimi. Nëse do më pyesnit atëherë do thosha nuk jam dakord për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, por nuk më ka pyetur njeri. Nuk jam pyetur për këtë çështje”, tha ai

Zeqja ka qenë kryebashkiak i Fierit në radhët e Partisë Socialiste, për 3 mandate, fillimisht u zgjodh në vitin 2003 dhe më pas në vitet 2007 dhe 2011.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re