Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, do të gjykohet nga Gjykata e Posaçme për veprën penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë.

Gjyqtari, Erion Bani, ka pranuar kërkesën e SPAK, për kalimin në gjyq të dosjes penale ndaj Dedjas, ndonëse ai vetë ka kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë.
Çështja është dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për tu hedhur në short.

Në listën e ish-gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët u kallëzuan për pasurine pas largimit nga detyra si pasojë e vettingut.
SPAK ka kërkuar në gjykatë pushimin e çështjes për Aleksandër Muskajn, Artan Zenelin, Besnik Imerajn, Edmond Islamajn, Gani Dizdarin, Tom Ndrecën dhe Xhezahir Zaganjorin.

Ndërkohë, që ka kërkuar të kalojnë në gjyq ish-gjyqtarët Bashkim Dedja, Shkelzen Selimin, Admir Thanzen, Fatos Lulon dhe Guxim Zenelaj.

Krahas hetimit për çështjen e veprave penale të dyshuara, ish-gjyqtarëve u ështe sekuestruar edhe pasuria që pretendohet se e kanë krijuar me burime të pajustifikuara.
Burimi: Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re