Alma Kaçi, e reja që u përfshi në skandalin seksual me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin, është shprehur se ai ishte abuzues me çdo femër.

Komentet Kaçi i bëri gjatë një interviste në Ora News, ku tha se Kaçi kishte shkuar në takim pasi ishte e ditur që Bashkia e Kukësit i helmonte qentë.

Por sipas saj, Gjici që në takimin e parë, kishte nisur që ta ngacmonte seksualisht, duke kërkuar që të afrohej me të.

Ajo tha se në takimin e dytë, shkoi me qëllimin që ta demaskonte Gjicin, pasi sipas saj, të gjitha femrat duhet ta ngrenë zërin kundër abuzimeve.

“Besoj u bëra e njohur për shkak të një video që nuk është nevoja ta speciofikoj, sepse mbarë opinioni publik e di. Më vjen keq se u keqinterpretua, abuzuesi doli viktimë dhe viktima abuzues. Është e vërtetë që jam një aktiviste për mbrojtjen e kafshëve. Kisha dëgjuar që ish-kryetari i bashkisë atje, ishte abuzues.

Vajtja në atë zyrë atje erdhi pasi kisha dëgjuar se ish-kryetari i Bashkisë atje ishte abuzues. Një femër po të vinte atje, direkt do të bënte ato veprime. Kur e dëgjova nga qytetarë të ndryshëm, nuk e besova. Kur shkova për herë të parë, u prezantova, folëm për projektin, ai që herën e parë nisi po krijonte afrimitet. Jo ulu këto, jo ulu aty që të afrohej.

Pas zgjedhjeve që fitoi mandatin, unë shkoj sërish atje dhe motivimi ishte të demaskoja një zyrtar. Të abuzosh kështu dhe të garantoj që unë nuk jam e para. Çdo femër atje… Unë kam frikë të denoncoj, sepse më vret, më bën, ka lekë. Unë e mora guximin, e demaskova një njeri të tillë. Kur ra Covidi, del një lajm te JOQ që Bashkia e Kukësit po helmon qentë. Bashkia e Kukësit i ka helmuar qentë dhe unë dal publikisht hapur. I nis mesazh para zgjedhjeve dhe ai nuk mbajti mend fare që kishte komunikuar me mua.

Prezantimi i projektit, projekti gjithmonë ka qenë fabul. Dita e dytë, nuk është se kanë qenë ditët rresht. Shkova të nesërmen te zyra e tij, projektin e kisha për të hyrë në bisedë me atë. Ditën e dytë nuk i kam nisur asnjë projekt, sepse nuk ka qenë motivi projekti, por ka qenë demaskimi i një personazhi publik. Nuk është iniciativë personale, unë kam gati 11 vite që merrem me punë investigative.

Ka qenë një filmim, sepse në zyrën e tij ishte shumë e vështirë të hyje me sende personale, ka qenë diçka që nuk ishte e thjeshtë. Kam qenë në rol, kam qenë një Almë tjetër, e transformuar tërësisht. Kam patur mesazhe dhe telefonata nga nënkryetari i Bashkisë”, është shprehur Kaçi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re