Skip to content

“Ish-kryetarit i bëri magji”, Berisha ‘kërcënon’ Ramën e Bashën: Do përfundoni në koshin e plehrave të historisë

Ndonëse KQZ vendosi që të përjashtojë grupin e Sali Berishës nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhje e 6 marsit, Berisha është ndalur ditën e sotme në Lushnje ku edhe ka bërë prezantimin e  kandidatit për kryetar bashkie, Elton Bano.

Berisha dha dhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD Lulzim Basha, për të cilët u shpreh se do të përfundojnë në koshin e plehrave të historisë.

“Edhe këtu dhe në këtë rast fermerët e Lushnjes qytetarët duhet të votojnë ndryshimin sepse ndryshimi është një mesazh për Ramën dhe regjimin e tij, është një mesazh se me Lul Bravën do përfundoni në koshin e plehrave të historisë. Është një mesazh për mijëra e mijëra të rinj të cilët presin me padurim si rreze shprese votën tuaj për ndryshimin me datën 6 mars”.

Berisha ka përmendur dhe takimin e zhvilluar në 2017 mes kryeministrit me kreun e opozitës tek Pallati i Kongreseve.

“Në vitin 2017 Rama përdori mashtrimin me 62 premtime mashtrime, përdori banda dhe shumë mënyrë por përdori edhe naivitetin e tmerrshëm të ish-kryetarit tonë të cilit sikur i bëri magji në një takim  të papritur 5-6 orësh dhe nuk morëm vesh çfarë ndodhi. Nga ajo kohë në zgjedhjet e vitit 2021 ai vendosi sistemin e patronazhistëve sistem i përdorur në partinë e punës. Basha tradhtoi votën tuaj në mënyrën më të pabesë. Tani dua ti pyes pak qytetarët e Lushnjes a mundet ky njeri që të luftojë Ramën. Rama i dha vulën, logon e PD me policë dhe rrëmbyen. Ai ka vendosur shpirtin e tij logon e grabitur të partisë dhe vulën e saj në dispozicion të Ramës. Ndaj dhe çdo votë për kandidatin e tij i cili unë nuk e njoh as nuk merrem me të fare”.