
Një vit më parë, George Baldock, ish-futbollist i Kombëtares greke, u gjet i vdekur në pishinën e shtëpisë që kishte marrë me qira në lagjen Glifada të Athinës. Të reja të rëndësishme vijnë së fundmi, sa i takon pasurisë që ka lënë mbrapa Baldock.
Dokumentet e trashëgimisë konfirmojnë se Baldock, i cili luante për Panathinaikos në atë periudhë, ka grumbulluar një pasuri prej 5,781,399 paundësh. Vlera neto e pasurisë së tij u ul në 4,091,003 dollarë, pasi u shlyen borxhet e tij.



