Iker Casillas dhe partnerja e tij, Sara Carbonero, kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave spanjolle ditët e fundit.

Revista “Lecturas” ka shkruar së fundmi se Iker Casillas, legjenda e Real Madridit dhe bashkëshortja e tij kanë pasur mosmarrëveshje të shumta, të cilat kanë ndikuar në martesën e tyre. Sipas revistës, ish-portieri i Real Madridit kishte marrë vendimin për të jetuar në një shtëpi veçmas në La Finca, jashtë kryeqytetit spanjoll ku është shtëpia e tij familjare.

Ndonëse të gjithë po shpresonin që ky lajm mos të ishte i vërtetë, sot dyshja kanë konfirmuar ndarjen e tyre. Përmes një deklarate të përbashkët ata kanë pranuar se do të ndjekin rrugë të ndryshme dhe duket se janë ndarë miqësisht nga njëri-tjetri.

“Unë dhe Sara jemi jashtëzakonisht krenarë për familjen që jemi dhe që kemi qenë në gjendje të ndajmë një dashuri që na ka mbushur me lumturi gjatë gjithë këtyre viteve të lidhjes.
Sot, dashuria jonë si çift merr rrugë të ndryshme, por jo të largëta pasi do të vazhdojmë së bashku detyrën e mrekullueshme si prindër të përkushtuar, siç kemi bërë deri më tani. Është një vendim i menduar dhe e vendosëm në mënyrë të ndërsjelltë.”, kanë deklaruar ata.

Casillas dhe Carbonero kanë theksuar se do të mbeten miq dhe se detyra e tyre kryesore është të edukojnë e të rrisin fëmijë të shëndetshëm.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re