Skip to content

Ish-luftëtari i UÇK në protestë që nga dita e parë, Zotaj: Shteti që duhet të na mbronte, është kthyer në aparat dhune. Kemi dalë sepse nuk na pëlqen sistemi

aktivist 2

Ish-luftëtari i UÇK-së Meçan Zotaj, i cili që nga dita e parë e revoltës ka protestuar në shesh, i ftuar në programin e drekës në News 24 ka deklaruar se megjithëse paguajmë taksa për t’u mbrojtur nga shteti ai vepron si një aparat dhune, por nuk duhet të vijojmë të nënshtrohemi.
I ashpër Zotaj ka qenë me kryeministrin Edi Rama dhe deklaroi se populli po proteston pikërisht sepse nuk i pëlqen qeverisja dhe se qeveria ka punuar jo në të mirë të popullit shqiptar duke renditur disa nga rastet kur është cenuar dhe çështja kombëtare.

“Asnjëherë nuk është vonë për të refelktuar, njerëzit me pak krenari kombëtare duhet të kishin reflektuar pasi ata paguhen me taksat e shqiptarëve dhe duhet të mbrohen shqiptarët. Jemi të pambrojtur, nga tërheqja zvarrë në Zvërnec dhe dhunimi i asaj gruas deri në alivanosje. Protesta e popullit nuk erdhi se nuk i pëlqen Rama si pamje por nuk u pëlqen sistemi e sidomos qeverisja 13-vjeçare e Edi Ramës. I nënshtrohemi një shteti mafioz kur nuk kemi mbrojtjen minimale. Pse duhet t’i nënshtrohemi aparatit të dhunës kur nuk marrim gjë prej tyre?
Populli shqiptar ka treguar lidhjen e gjakut, pasi në vështirësi u kemi hapur derën vëllezërve, por politikanët i kanë bërë dëm. “Open Balkan do të ishte goditja për zhdukjen e kombit shqiptar dhe jo vetëm popullit të Kosovës.
Diplomacia ka një kufi deri ku nuk cenohen kufijtë, këta tanët kanë dhënë territore dhe kanë luftuar figurat. Rama në sulmin e Banjskës tha se Kosova duhet të njohë realitetin e ri, ka qenë goditëse letra pa konsultim me Kosovën, ka qenë goditëse dhe deklarata “veriu tokë e askujt”. Kjo është tradhti”, tha ai.