Mbrojtësi boshnjak Armin Mujkiç, i cili u largua një muaj më parë nga Tomori duket se ka gjetur një strehë të re. kështu pasi këmbënguli për largimin nga skuadra beratase mbrojtësi nuk ka vonuar për të gjetur një skuadër të re.

Mujkiç kërkoj të largohej nga Tomori që në merkaton dimërore por ishte këmbëngulja e drejtuesve beratas që e bëri të qëndroj por më pas ehe ata u dorëzuan dhe mbrojtësi u rikthye në Bosnje.

Ndërkohë ditën e sotme ai është prezantuar në Podujevë, si futbollisti më i ri i Llapit. Skuadra llapjane është në garë për titullin kampion dhe Mujkiç do të jetë një element i shtuar në repartin e prapavijës.

Ajo që nuk bëhet e qartë në njoftimin e klubit nga Podujeva është nëse Mujkiç mund të luaj që në këtë sezon apo është një afrim për sezonin e ardhshëm./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re