Sot në Kuvend do të zhvillohet seancë e posaçme që do t’i dedikohet plotësisht Kosovës, dhe pritet të  miratohet një rezolutë, e cila dënon sulmin në veri të Kosovës. Ndërsa pritet të nisë seanca, para Kuvendit po zhvillohet një protestë nga minatorët të cilët kërkojnë të miratohet statusi i tyre.

Kjo nuk është herë e parë që ata protestojnë.

Kërkesa kryesore e punëtorëve të nëntokës është miratimi i statusit të minatorit, për të cilën ata thonë se janë mashtruar prej shumë vjetësh.

“Po vidhen miliona, ndërsa populli po ha bukë thatë”, thuhej në një nga pankartat që protestuesit mbanin në duar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re