Ish-ministri i Brendshëm në vitin 1997, Neritan Ceka, ka rrëfyer për emisionin ‘Top Story’ një episod nga takimi rastësor që ka patur me Altin Dardhën në Beratin e trazuar të vitit 1997. Ceka u shpreh se pas takimit elektoral në Berat kishte shkuar në një restorant me ekipin e tij, ku ishte i ulur Altin Dardha me disa persona të tjerë, të cilët po hanin gjellë me mish me kallashnikov mbi tavolinë.

“Nga Berati kam një kujtim gjatë zgjedhjeve. Kishim një kandidat tonin në Berat, u ulëm në restorant. Krahas grupit të Aleancës Demokratike që ishte në mbështetje të kandidatit, ishte ulur dhe Altin Dardha me nja 6-7 vetë e më than kush ishte, vunë automatikët mbi tavolinë. Krahas pjatave me ushqim e mish ishin automatikët në tavolinë. Sigurisht njerëzit tanë nuk kishin armë”, u shpreh Neritan Ceka, Ish- minister i Brendshëm.

“Aty u akumulua parat e drogës, e prostitucionit, keqmenaxhimi i strukturave, keqpërdorimi etj, dhe bën atë që bënë për Beratin”, u shpreh Zylyftar Plaku, Ish-Reporter në Berat.

Aktivitetet e trafikimit u përzien me vrasjet, rrëmbimet, gjobëvëniet dhe përplasjet mes grupeve. Ndasitë u ndikuan së tepërmi nga kriza e vitit 1997, lidhjet mes grupeve dhe forcave të ndryshme politike.

“Këto janë reale, janë të vërteta por jo lidhje të themi politike të mirëfillta, nuk mund themi që bandat e Celepiasit ishin lidhur me Nanon dhe ato Vakëfit ishin me Berishën. Por ishte përherë një anësi, e kjo ndodhi në zgjedhjet e 26 Majit që ishin tronditje, tërmet i vërtetë për demokracinë”, u shpreh Neritan Ceka, ish- Minister i Brendshëm.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re