Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thotë se arrestimi i Henri Çilit është muhabet koti.
Kjo, pasi sipas tij, Çili nuk ka ka aq ndikim sa t’iu imponohet gjyqtarëve.
“Në qoftë e vërtetë akuza ndaj Çilit, për “Ushtrim ndikimi të paligjshëm”, më duket muhabet kot.
Ose po i bëjnë një reklamë Çilit, që na qenka kaq i fuqishëm sa ndikoka edhe ndaj gjykatësve, ose është muhabet pa lidhje nga ato shpikjet juridike që bën Policia e Prokuroria.
Llogjika ta do që ndikimin ta ushtrojë dikush që është më lart në hieraki me nënpunësin.
Pra dikush që është mbi gjykatësin mund të ushtrojë ndikim. Maksimumi edhe dikush që është koleg me të mund të ushtrojë ndikim. Por jo dikush tjetër që nuk është pjesë e hierakisë administrative.
Po sipas llogjikës, çdo njeri tjetër që nuk vendos për fatin e gjykatësit, mund të quhet korrupsion ose konflikt interesi, por jo ushtrim ndikimi.!!
Pra e thënë më thjeshtë pyetjet që shtrohen janë:
Kush është Çili që na paska ndikuar drejtësinë?! Po drejtësia vërtetë u ndikua nga Çili?!
As të shenjtët nuk e kanë kaq pushtet sa Çili… Muhabet kot!
Unë kështu e mendoj”, shkruan Manjani.()
