Ish ministri i Drejtësisë i LSI Ylli Manjani kundër ndërkombëtarëve për reformën në drejtësi.

Ai thotë se të huajt nuk janë përdorues të drejtësisë së reformuar ndaj çdo deklaratë e të huajve në mbështetje të saj vlen zero.

Postimi i plotë i Manjanit:

Asnjë i huaj, ekspert, diplomat apo zyrtar që flet mirë për Drejtësinë e reformuar, nuk është përdorues i saj.

As nuk i shkon nëpërmend të zgjidhë ndonjë mosmarrëveshje tek drejtësia që medemek po e reformojnë.

Shqiptarët që janë përdorues me detyrim i kësaj drejtësie, janë në shumicë të zhgënjyer.

Pra çdo deklaratë e të huajve vlen 0.

Madje e shumëzon me 0 edhe Kryeministri që pranon se drejtësia që ka reformuar, nuk është e vërteta dhe e duhura. Të paktën jo sa drejtësia gjermane, ku do të hedhë në gjyq BILD-in….

Pra vetë i bëjn, vetë i lavdërojnë atë që bëjnë dhe po vetë i shajnë ato që kanë bërë.

Kur vjen puna për t’i për t’i përdorur për punët e veta, njësoj siç bëjnë kur sëmuren shkojnë jashtë shteti!

Seriozë apo jo!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re