Partia Demokratike deklarohet zyrtarisht kunder vaksinave kineze qe jane siguruar nga ana e kryeministrit Edi Rama, permes nje firme turke.

Ish ministri i Shendetesise i PD, njeheresh dhe kryesues i listes se kandidateve ne Gjirokaster, Tritan Shehu, vetem pak minuta pas deklarimit te rames nga Stambolli se ka siguruar 1 milione vaksina kineze, eshte shte shprehur kunder perdorimit te saj ne Shqiperi, me argumentin se duhej te ishte provuar disa vite me radhe.

Per hir te se vertetes Covid 19 ka nje vit e pak qe eshte shfaqur, ndersa vaksinat kane pak muaj qe kane dale ne treg, dhe asnje prej tyre nuk e ploteson “kushtin” e PD dhe te Tritan Shehut.

Postimi i plote i Shehut!

Rama nuk mund t’i trajtoje ndryshe shqiptaret, duke bere “cfaqje” elektorale per te fshehur deshtimin e tij ne sigurimin e vaksinave te certifikuara nga EMA, FDA apo Agjensia britanike!

Apo akoma me keq kur pak jave me pare ishte ai vete e ai Komitet, qe perbetoheshin se shqiptaret do te merrnin vetem vaksina te certifikuara nga EMA apo FDA…genjeshter me bisht kjo tashti!

Shqiperia ne “sigurine medikantoze” duhet te ndjeke rregullat e BE, certifikimet e saj.

Aq me shume kjo eshte e domosdoshme per vaksinat Covid, qe jane produkte te pa provuara e konsoliduara ne afate disa vjecare kudo ne Bote.

“Loja” e Rames duke sjelle vaksina ruse nga Emiratet, kineze nga Turqia, apo dhe ato 970 doza “Pfizer” pa origjne, eshte e rrezikeshme aktualisht dy fish, se hap precedenca akoma me shkaterruese per sistemin tone farmaceutik ne perspektive edhe si “importe paralele”, pra kontrabande.

Vaksinat ruse e ato kineze akoma nuk jane certifikuar nga ato agjensi, qe garantojne sigurine farmakologjike ne BE e Bote, askush sot nuk mund te behet garant per ato!

Garancia e Rames nuk vlen asnje “grosh”!

Ai mund te garantoje per veten e tij a te dikujt tjeter, por jo per nje shtet, qe ka e duhet te kete institucione pergjegjese, te cilat nuk dihet ku jane strukur, ligje e rregulla shume strikte ne kete drejtim.

Ne keto kushte sjellja e perdorimi i atyre vaksinave per perdorim ne Shqiperi, eshte nje papergjegjeshmeri ekstreme, ndersa duhej pritur ne certifikimin e tyre.

Te tilla veprime e teatralitet qe mund te kene kosto shume te larte mbi qytetaret ndodhin vetem ne diktatura.

Fatmiresisht tones po i vjen fundi, deri me 25 Prill jane vetem 31 dite!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re