Ish-ministri i Shëndetësisë, Gjergji Koja deklaron se Covid ka marrë pjesën e luanit në trajtimin e pacientëve, por mjeku mban për gjegjësi të përcaktojë shkakun e vdekjes në kartelë.

“Është shumë e qartë se dallimi nga Covidi ndryshon në mënyrë drastike raportin e vdekjeve. Cilido pacient që shtrohet në spital nuk mund të shtrohet në mënyrë klandestine, por atij i hapet kartela. Kjo kartelë e ndjek këtë pacient deri në fund, kur shërohet dhe del nga spitali, apo larg qoftë ndërron jetë. Është përgjegjës mjeku që ndjek kartelën dhe që vendos shkakun e vdekjes së pacientit në të. Pavarësisht se Covidi ka ngjallur panik të tmerrshëm, pasojat e tmerrshme të të cilit do t’i shohim ndër dekada, ku problemi kryesor është ai mendor, sot që flasim ka një ndjeke të plotë edhe te shërbimi kardiovaskular apo shërbime të tjera. Por me këtë situatë, sigurtisht që shumica e këtyre pacientëve kanë rënë pre e Covidit, por kjo nuk do të thotë që kanë vdekur nga Covidi, edhe pse Covidi ka zënë pjesën e luanit, pra vëmendjen kryesore”, u shpreh ish-ministri Koja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re