Skip to content

Ish-ministri i Shëndetësisë: “Shqipëria duhet të shpallë sot gjendjen e emergjencës për koronavirusin”

Koronavirusi vijon të shkaktoi jete te humbura në shumë vende të botës, ndërsa Shqipëria ende nuk ka konfirmuar asnje rast të prekur.

Ndërkohë, ish-deputeti demokrat Tritan Shehu kërkon nga qeveria që të
shpallë gjendjen e eme.rgjencës pas situatës së rë.ndë dhe masave
eks.treme për koronavisurin në Itali dhe në Greqi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu, jep pesë arsyet se
përse Shqipëria duhet të shpall gjendjen e eme.rgjencës, ndërsa kërkon
që Presidenti Ilir Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Reagimi

Shqiperia duhet te shpalle sot gjendjen e eme.rgjences per Koronavirusin.

Kjo gjykoj se eshte e domosdoshme duke u bazuar se pari ne gjendjen epidemiologjike rajonale, si dhe:

1- Ne ecurine e kesaj epidemie ne Itali, ku tashme ka dale nga “Zona e
kuqe” duke marre dimensione te medha ne te gjithe territorin, me nje
mortalitet te larte reth 4,4%, vend me te cilin neve kemi shkembime te
gjera dhe qe ka implementuar masa energjike.

2- Duke u bazuar ne rritjen shume te shpejte te rasteve te
infe.ktuara ne Greqi, masave te emer.gjences qe sot pritet te shpalle
dhe ai vend, me te cilin ne gjithashtu kemi shkembime te medha.

3- Ne rastet e diagnostikuara se fundmi dhe ne vendet e tjera te Rajonit.

4-Ne te dhenat e pergjitheshme per karakteristikat e ketij vir.usi e rre.ziqet qe paraqet ai.

5- Ne dobesite e medha te sistemit tone shendetesor, gje qe
manifestohet si ne nivel diagnostikimi, parandalimi, ashtu e mjekues.

Pavaresisht se zyrtarishit ne “nuk kemi” akoma asnje rast te
deklaruar, ne keto kushte duhet shpallur gjendja e eme.rgjences se pari
per periudhen prej sot deri me 16 mars, praktike kjo e aplikuar edhe nga
shtete te tjera te zhvilluara.

Ne terresi masat duhet te jene te nivelit te atyre te aplikuara ne
Itali si shtet per jashte “Zones se saj te Kuqe”, per te cilen sot hyri
ne fuqi nje rregjim tjeter shume me i forte.

Keshtu keto duhet te perfshijne me transparence vendime organizative,
permiresime ur.gjente te sistemit shendetesor, dislokime adeguate
fondesh, mobilizim te te gjitha resurseve njerezore e materiale, mbyllje
te shkollave, aktiviteteve sportive dhe te ngjashme perfshi diten e
sotme, etj.

Eshte e domosdoshme qe dhe Presidenti i Republikes te mbledhe Keshillin e Sigurise Kombetare me drejtim shendetesor.

Ne keto situata duhet vepruar sa me shpejt, sepse te vazhdosh te
luash rolin e “tr imit” te pa pergjegjshem, mund te rr ezikosh rende
qytetaret.