Shitblerja e votës është një fenomen i rëndë që ndikon në rrënimin e demokracisë, por ajo që e mban më këmbë sistemin është drejtësia e fortë. Në Japoninë e largët, një ish-ministër i kabinetit të shkruar u dënua nga gjykata me 3 vjet burg për blerje të votave. Ai e pranoi fajësinë përpara gjykatës, edhe pse më herët e kishte refuzuar çdo keq-bërje në lidhje me zgjedhjet e vitit 2019.

Ish-ministri i Drejtësisë Katsuyuki Kawai akuzohet se ka blerë vota për të future në parlament gruan e tij. Ajo arriti të zgjidhej, po hetimet e prokurorisë nxorën në pah të dhënat për vjedhje votash dhe ajo u burgos për 16 muaj me vendim gjykate, teksa u pezullua për pesë vjet të marrë pjesë në funksione publike.

Mediet japoneze shkruajnë se Kawai është ministri i parë në mbi 10 vjet që “përfundon në afat burg”. Ai e ka pranuar shumicën e akuzave të bëra nga prokurorët dhe kërkoi dënim me kusht.

“Përgjegjësia është vetëm mbi mua, dhe i pranoj të gjitha,” tha Kawai në deklaratën e tij pasi hoqi dorë nga apelimi i dënimit.

Rasti i tij shkaktoi kritika dhe një goditje të fortë ndaj partisë në pushtet që ai i përket, e cila është nën presion gjithashtu edhe për përgjigjen e saj ndaj pandemisë COVID-19.

Hetimet e prokurorisë zbuluan se ish -ministri i drejtësisë  shpërndau rreth 1.3 milion dollarë tek 100 anëtarë të asamblesë vendore për të blerë vota.

Opozita ndërkaq po kërkon hetime më të thelluara ndërsa Japonia i drejtohet zgjedhjeve më 31 tetor për dhomën e ulët të parlamentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re