Ish-ministri i Drejtësisë së Kinës, Fu Zhenghua është dënuar me vdekje për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të pozitës së tij.

Gjykata në qytetin Changchun të provincës qendrore Jilin, akuzoi ish-ministrin Zhenghua për marrje të ryshfetit në vlerë prej 117 milionë huanë (rreth 14.9 milionë dollarë).

Ish-ministri dhe shefi i policisë u dënua me vdekje me 2 vjet pezullim.

Zhenghua, 67-vjeç, i cili shërbeu si ministër i Drejtësisë dhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste për Çështjet Politike dhe Juridike përpara se të emërohej si anëtar i Konferencës Konsultative Popullore Politike të Kinës në maj 2020, u arrestua vitin e kaluar në kuadër të hetimit që përfshinte – Oficerët e policisë me gradë dhe gjyqësorin.

Ai u përjashtua nga Partia Komuniste në mars.

Komisioni Qendror i Hetimit Disiplinor të Partisë Komuniste në deklaratën e saj, akuzonte Zhenghua-n se “braktisi të gjitha idealet dhe bindjet e tij, nuk i qëndroi kurrë besnik partisë dhe popullit dhe braktisi frymën dhe parimet e partisë”.

Çështja ndaj ish-ministrit të Drejtësisë dhe shefit të policisë ka nisur më 11 korrik. Në një seancë të mbajtur më 29 korrik, Zhenghua pranoi të gjitha akuzat kundër tij.

Tre ish-krerë policie, të cilët u ndaluan në kuadër të hetimit të njëjtë me atë kundër Zhenghua-s, u dënuan dje me burgim për të njëjtat akuza në rastet që u mbajtën në qytete të ndryshme të provincës Hibey.

Ish-shefi i policisë së Shangait, Gong Daoan, 58-vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm, ish-shefi i policisë së Chongqing, Ding Huilin, 57-vjeç, u dënua me 15 vjet dhe ish-shefi i policisë Shaanshi, Liu Shinyun, 60-vjeç, u dënua me 14 vjet.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re