Ish ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj është paraqitur sot në Prokuroninë Posaçme Antikorrupsion. Mësohet se Denaj  është thirrur të dëshmojë në cilësinë e autoritetit më të lartë të financave.

 

Ajo u është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve lidhur me koncesionin e sterelizimit të pajisjeve shëndetësore.

 

Ky është një nga koncesionet që po hetohet nga SPAK. Pjesë e hetimeve është edhe ish ministri i Shëndetësisë Ilir Bejqja. Koncesioni i sterilizmit të pajisjeve shëndetësore ka një rritje të ndjeshme të kostove nga viti  në vit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko